Qafë-Thanë, tentoi të trafikonte në Maqedoni 3 kg drogë, kapet i riu

Policia e Kufirit dhe Migracionit në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë ka vënë në pranga 22-vjeçarin Kristjan Pepkolaj pasi ka tentuar që të trafikojë drejt Maqedonisë 3 kilogram lëndë narkotike. Sipas policisë, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë nga shërbimet e Policisë Kufitare, automjetit tip “Mercedes-Benz” me targa AA 856 NI, me të cilin po udhëtonte 22-vjeçari, në pjesën e motorrit është gjetur e fshehur dhe janë sekuestruar 3 (tre) pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Policia shton se sasinë e lëndës narkotike Kristjan Pepkolaj kishte si synim ta shiste në Maqedoni

Artikulli paraprakRRUGA E HARRUAR E VAJUSHIT NË GRUEMIRË
Artikulli tjetërVDEKJA NE SHENGJERGJ,DYSHOHET PER VRASJE