Një i ri britanik ka tentuar t’i marrë armën një oficeri policie për të qëlluar ndaj Donald Trump gjatë një takimi të këtij të fundit me mbështetësit në Las Vegas.

20-vjeçari Michael Steven Sandford ka pranuar se kishte në plan që të qëllonte ndaj Donald Trump prej një vit, e kishte vendosur që të vepronte pasi kishte vetëbesim. Nga sa raportohet 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks. Sipas Associated Press Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.

Artikulli paraprakPARTITE E VOGLA: NDRYSHIME NE KODIN ZGJEDHOR
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË BRUKSEL; NJË I ARRESTUAR