Tenton arratinë nga kopshti i kanabisit, pranga shqiptarit

Një shqiptar është kapur në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani. Art Lici, 29 vjeç, është arrestuar teksa përpiqej të arratisej nga oborri i pasmë i një shtëpie në rrugën “Princes”, Gresham, Middlesbrough më 4 shtator. Pikërisht në atë banesë ishte kultivuar droga që vlerësohet se do të gjeneronte më shumë se 150.000 paund nëse shitej në rrugë dhe i riu kujdesej për drogën. Policia është lajmëruar për një erë të fortë kanabisi që vinte nga prona, u tha në gjykatën e Teesside, të premten. “Është gjetur një fermë kanabisi. Kishte katër fusha në rritje”, tha prokurorja Emma Atkinson. “Në tri zona, kanabisi ishte korrur dhe po thahej. Në papafingo kishte 108 bimë… Pesha e kanabisit të thatë është më e madhe se 5 kg. Kjo sasi do të kishte vlerë në rrugë më të madhe se 50,000 £. Dhe 108 bimët që gjenden në papafingo do të vlerësoheshin në rrugë më shumë se £ 100,000”, shtoi ajo. Gjatë marrjes në pyetje, Lici rrëfeu se ai do të paguhej 2.000 paund kur bimët të ishin korrur. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Lici kishte ardhur në mënyrë ilegale në Britani si refugjat ekonomik, i fshehur në një kamion, dy muaj pas arrestimit. Lici erdhi në Britani pasi nuk kishte asnjë mundësi pune një vendin e tij, shtoi ai. “Ai nuk kishte asnjë rol në ngritjen e vetë fermës. Ai nuk do të kishte asnjë rol në shitjen e kanabisit ose në marrjen e fitimeve nga ajo”, shtoi avokati. Gjykatësi Howard Crowson tha se ferma e kanabisit ishte shumë e sofistikuar dhe e suksesshme. Ai burgosi Licin për 20 muaj, duke thënë se lirimi i tij “mund të jetë i komplikuar për shkak të statusit të tij të imigracionit”.

Artikulli paraprakSULM ME BOMBË NË TURQI, PLAGOSEN 12 POLICË
Artikulli tjetërTONIGHT – LORENC LUKA – 17.10.2017