Kokaina në makinë: tregtari i drogës arrestohet në Cantù
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua 13 gram kokainë në makinë.

Shqiptari me inicialet B.X, 31-vjeç u arrestua në Cantu në mbrëmjen e 14 majit 2019, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptari u përpoq ti shpëtonte policisë, cka nxiti policinë ta ndiqte dhe ti ushtronte kontrollin në makinë.

Ata i gjetën në makinë shqiptarit 13 gramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpi iu gjetën një mijë euro para të gatshme që konsideroheshin si të ardhura nga tregtia e drogës.

I arrestuari, pas përfundimit të formaliteteve, u dërgua në burgun e Bassone në Como në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT SHQIPTARË TAKSAPAGUESIT KRYESOR NË KOMUNITETIET E HUAJA
Artikulli tjetërKATËR MIJË VRASJE NGA HASMËRIA, EKZEKUTIMET EDHE PAS VENDIMIT TË GJYKATAVE