Tenton vetëvrasjen në burg i dënuari për dhunë në familje

Një i dënuar për dhunë në famije ka tentuar t’i japë fund jetës në burgun e Shënkollit në Lezhë, një ditë më parë. Mësohet se F.K, 44-vjeç, banues në Zejmen, Lezhë ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e burgut duke përdorur një mjet prerës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia ka dhënë detaje për ngjarjen duke sqaruar se i dënuari ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka tentuar aktin e vetëflijimit. 44-vjeçari F.K, ndodhej në qeli, pasi ndaj tij Gjykata e Lezhës në 14 korrik ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ai ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, ndërsa e kishte kërcënuar edhe me armë zjarri. Njoftimi i policisë: Më date 12.09.2017, rreth ores 02:55, në ambientet e brendshme të I.E.V.P Shënkollë Lezhë, në dhomën e tij, shtetasi: F.K. 44 vjeç, banues ne Zejmen Lezhë, nga hetimet paraprake, dyshohet të jetë vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale , duke u lënduar në pjesë të ndryshme të trupit, nën kushtet e rënduara psikologjike, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin mjekësor. Nga veprimet e kryera rezulton që ndaj shtetasit F.K. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me Vendimin datë 14.07.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per veprat penale “ Dhunë në familje ” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/1 te Kodit Penal. Vepra penale “Shkaktimi i vetevrasjes”mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga neni 99-22 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakTONIGHT – 12.09.2017
Artikulli tjetër‘BENZI’ PËRPLAS MOTORIN VDES DREJTUESI, PLAGOSET GRUAJA