Policia italiane zonën e Reggio ka mundur të parandalojë një tentativë grabitjeje.

Mediat fqinje bëjnë me dije se gjatë daljes nga një restorant në Viano, një grup shqiptarësh i përbërë prej 4 personash tentuan të grabisnin restorantin.

Tashmë 3 prej tyre, megjithëse u përpoqën të arratiseshin duke sulmuar policinë, përfunduan në pranga, ndërsa i katërti, i cili arriti të shpëtojë është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:
Gëzim D., 21 vjeç
Kristian N., 27 vjeç
Dorian P., 24 vjeç

Hetimet e policisë bënë që të gjendeshin mallrat e fituara më herët, ndërsa janë duke vijuar kërkimet për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakU KAP ME KOKAINË NË TREN, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetër“MAGJI” TENORËSH NË KALA