Në lagjen Tepe në periferi të qytetit të Shkodrës, ujërat e zeza derdhen në kanalet buzë rrugës të cilat janë të ndërtuara ngjitur me dyert e shtëpive. Një fenomen I tillë është prezent prej vitesh. Banorët shprehen se janë vetë komshinjtë e tyre që derdhin këto ujëra në kanalet anësorë të rrugës pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërtuar sistemin e nevojshëm të kanalizimeve.

Situata më e rëndë ka qenë gjatë muajve të verës, ku për shkak të temperaturave të larta janë shtuar më tepër rrisqet për përhapjen e infeksioneve.

Pavarësisht kërkesës drejtuar institucioneve përgjegjëse, banorët e lagjes Tepe nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi. Në këto kushte, të zotët e shtëpive kanë marrë përsipër të pastrojnë vetëm kanalet buzë dyerve të banesave, deri në momentin që institucionet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e ndërtimin të sistemit të kanalizimeve.

Artikulli paraprakQYTETARI I KËRKON NDIHMË KRYEMINISTRIT PËR BABANË E SËMURË, RAMA: DETYRË DHE KËNAQËSI!
Artikulli tjetërZOGAJ, AKOMA MUNGON QENDRA SHËNDETËSORE