Manchester City edhe pse ka në skuadër ndër futbollistët më të mirë në qarkullim është gjithmonë në merkato për t’u përforcuar. Drejtuesit e kampioneve në fuqi të Premier League do mundohen të gjejnë zëvëndësuesin e David Silvas.

Sikurse raporton shtypi italian, Pep Guardiola do të ketë pjesë të skuadrës edhe yllin e Serie A, mesfushorin Fabian Ruiz, i cili aktivizohet me Napolin.

Presidenti i nënkampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentis, ka thënë se lojtari mund të lihet i lirë për një shumë prej 180 milionë euro. Një shifër stratosferike, por për Manchester City parat nuk kanë qenë asnjëhërë problem.

Artikulli paraprakGREQI, BLLOKOHEN 7 TON PERIME NGA SHQIPËRIA ME PËRMBAJTJE TË LARTË PESTICIDESH
Artikulli tjetërZJARRET NË KALIFORNI, RRETH 500 MIJË PERSONA PA ENERGJI ELEKTRIKE