Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Albrent Qetkën dhe Nevjana Isufi, të arrestuar për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima.

Albrend Qetka u arrestua në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës e ndërsa Nevjana Isufi, me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Ndërkohë togat e zeza, në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme kanë lënë në burg 5 të arrestuarit e tjerë.

Në arrest me burg janë lënë Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,

Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh dhe Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”.

Mbi ta rëndojnë akuzat pë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Ndërkohë që tre ditë më parë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për Ahmet Dodën, drejtor i Konvaleshencës së Durrësit që u arrestua pas tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit. Ai apeloi vendimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi prej disa ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.
Në arrest me burg janë lënë
Klajdi Lame
Kujtim Hasa
Ruzhdi Xheka
Defrim Selami
Avdulla osmani

Nga burg u lanë në detyrim paraqitje
Albrent Qetka
Nevjana Isufi

Artikulli paraprakVEGLA MUZIKORE ME MOBILJE SHTËPIAKE
Artikulli tjetërAPELI ADMINISTRATIV RRËZON KLGJ PËR GJYQTARIN DEMOLLARI: TË EMËROHET NË DETYRË