Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.

Epiqendra ka qenë në qytetin e Dibrës, me magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Sizmiologu Edmond Dushi,  sqaroi se tërmeti i orës 8 nuk ishte lëkundja e parë pasi që nga pasditja e djeshme në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete të tjera.

Sizmiologu u shpreh se situata nuk është e qartë nëse ky ishte kulmi i goditjeve, pasi ka rrezik për lëkundje të tjera.

“Situata në verilindje është aktive në aspektin sizmik, kemi një aktivitet që ka filluar që dje rreth orës 17:00 dhe ka vijuar deri në mëngjesin e sotëm, me tërmetin e orës 08:10 sipas orës lokale. Deri tani kanë rënë rreth 9 tërmete.

Intensiteti sipas llogarive magnituda ishte 4.5 e shkallës Rihet që i korrespondon një intenstiteti në vatër rreth 5 ballë. Ende nuk ka informacione për dëmtime. Shkalla 4.5 Rihetr është pragu i efekteve që mund të shkaktojë në zonën ku bie, pra ku fillojnë dëmtime të lehta dhe plasaritje.

Është paraprirë nga një paragoditje 3.3 e shkallës Rihetr dhe më pas është pasuar nga një pasgoditje për momentin 3.6 shkalla Rihetr, ndërkohë vazhdojmë të kemi aktivitet. Situata nuk është e qartë nëse kjo goditje ishte kulmi i këtij aktiviteti apo do të vazhdojë prandaj mund të kemi dhe goditje të tjera.”

Artikulli paraprakSHQIPTARËT SHPENZOJNË “FRIKSHËM” PËR HALLOWEEN
Artikulli tjetërMBLIDHET KRYESIA E PS, GJIKNURI: ZGJEDHJE TË PJESSHME VENDORE? PRESIM DEKRETIN E PRESIDENTIT