Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme shprehu solidaritetin me popullin shqiptar pas tërmetit që la disa persona të lënduar dhe banesa të dëmtuara.

Gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama ajo uroi shërim të shpejtë për të gjithë të dëmtuarit, gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për shkak të tërmetit.

Artikulli paraprakTËRMETI NDAN MË DYSH PALLATIN,BANORËT NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërTËRMETI NË SHQIPËRI, REAGON GREQIA: MBËSHTETJE DHE SOLIDARITET NDAJ POPULLIT DHE QEVERISË SHQIPTARE