Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë mëngjesin e sotëm në orën 07:00 për të bërë publik një bilanc paraprak të dëmeve nga tërmetet, por edhe për të folur rreth procesit të ndihmave që kanë dhënë shqiptarët anembanë botës me vlera monetare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë tha se është shqetësim i përbashkët si i liderit të opozitës Lulzim Basha, situata në Laç pas tërmetit, e për këtë, Rama tha se ka vendosur që edhe ky qark të kalojë në planin e emergjencës. Kështu, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç, përveçse në Tiranë dhe Durrës.

“Ne e kemi diskutuar me shqetësim. Ka dëme edhe në Laç, kanë dalë nga godinat dhe janë nëpër çadra, do të trajtoheshin njësoj të përfshihen në vendimin e perimetrit të emergjencës.

Duke konsideruar edhe opinionin e kryetarit të opozitës them që na përputhen shqetësimet edhe idetë. Përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program që askush të mos ndihet i vendosur në një kategori të dytë të vëmendjes”, tha Rama.

Artikulli paraprakEFEKTIVË TURQ, SERBË DHE MAQEDONAS NXJERRIN TRUPIN E PAJETË TË BANAKIERIT
Artikulli tjetër176 PALLATE TË DËMTUARA NË DURRËS DHE 69 NË TIRANË…RAMA KËRKON EDHE OPOZITËN NË KOMITETIN KOMBËTAR TË NDËRTIMIT