Operacioni i koduar “Kilometri i fundit ” i policisë u mor pas sulmit që goditi Barcelonën.

Agjentët arrestuan 24 persona. Policia italiane ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër terrorizmit në të gjitha provincat italiane, si përgjigje ndaj sulmeve në Barcelonë. Përgjatë tre ditëve, 28, 29 dhe 30 gusht, oficerët raportohet se kanë kontrolluar 27.043 furgonë dhe kamionë në krah të qendrave historike të qyteteve, duke sekuestruar 157 prej tyre. Gjatë operacionit janë arrestuar 24 persona, kryesisht për veprat penale të drogës dhe 114 persona janë denoncuar.

Ndërkohë janë kontrolluar 32.619 persona të dyshimtë, prej tyre 5,634 të huaj. Operacioni policor i koduar “ Kilometri i fundit” ka intensifikuar kontrollet mbi rrugët hyrëse të qendrave historike. Qëllimi ishte identifikimi i shoferëve dhe verifikimi i identiteteve të tyre përmes bazave të të dhënave të policisë, duke përfshirë Shengenin. Në operacion u angazhuan 3.500 punonjës policie në ditë. Mbi 9.000 automjete dhe rreth 10.800 njerëz janë kontrolluar çdo ditë. 21% e pesonave të kontrolluar rezultonin me precedent të mëparshëm penalë.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA SHQIPTARE, SOT PANUCCI KËRKON FITOREN E PARË NDAJ LIHTENSHTEJNIT
Artikulli tjetërKOLUMBI, VRITET “PASARDHËSI” I ESKOBARIT