Rusi, “terrorizmi telefonik” alarmon Moskën

 

 Rusi, “terrorizmi telefonik” alarmon Moskën Rreth 20 mijë persona janë evakuuar nga 20 pika qëndrimi, kryesisht qendra tregtare, stacione hekurudhore dhe universitete të Moskës, si pasojë e një seri alarmesh të rreme për bombë të kryera thuajse njëkohësisht. “Duket një terrorizëm telefonik, por duhet të verifikojmë besueshmërinë e këtyre mesazheve”, ka deklaruar një burim pranë shërbimeve të emergjencës për agjencinë e lajmeve “Tass”. Sipas zyrtarit, telefonatat kanë mbërritur në të njëjtën kohë dhe kanë vazhduar edhe pas nisjes së evakuimit. Mes vendeve të prekura nga alarmet janë stacionet hekurudhore më të rëndësishme të kryeqytetit rus dhe qendrat tregtare më të njohura, si ajo “GUM” në Sheshin e Kuq, apo hoteli “Kosmos” dhe të paktën tre universitete. Sidoqoftë, rasti i sotëm i Moskës është vetëm i fundit i një seri rastesh alarmesh të rremë që kanë alarmuar së fundmi gjithë vendin. Në dy ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Rusisë janë evakuuar shumë godina për shkak të telefonatave anonime. Ditën e martë në Perm, në rajonin e Uraleve, janë evakuuar 5.700 persona nga të paktën 7 institute shkollore, stacionet e autobusëve dhe ai hekurudhor “Perm-2”. Alarme të ngjashme ndodhën nga data 10 shtator deri më sot në Ufa, Celiabinsk, Krasnoiarsk, Vladivostok, Magadan dhe Omsk

Artikulli paraprakSALI BERISHA: KJO ËSHTË LISTA E BASHËS JO E PD-SË
Artikulli tjetërLIGJI PËR GJUHËN SHQIPE, TENSIONE NË KUVENDIN E MAQEDONISË