Protestat me rastin e Ditës së Tokës u shoqëruan me mbi njëmijë të ndaluar nga policia në Londër.

Aktivistët për çështjen e klimës udhëhoqën një fushatë tetëditore mosbindjeje civile. Para të rinjve në Londër foli edhe aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg, që ju kërkoi protestuesve të mos dorëzohen kurrë për çështjen e mbrojtjes së planetit.

Në ditën ndërkombëtare të Tokës shkoi në mbi njëmijë numri i të ndaluarve në Londër, ndjekur nga një fushatë tetëditore mosbindjeje civile. Autoritetet larguan hoqën me forcë protestuesit që kishin bllokuar rrugën që të çon drejt Urës Waterloo.

Grupi për klimën “Extinction Rebellion” ka vendosur në qendër të protestave disa pika të qendrës së Londrës, duke përfshirë Urën Waterloo, Cirkun e Oxford-it dhe Sheshin e Parlamentit.

Rreth 100 protestues të grupit morën pjesë në protestën e quajtur “të japim jetën” të hënën pasdite me synim për të nxitur ndërgjegjësimin për të ashtuquajturën “zhdukje e gjashtë në masë”.

Demonstruesit, disa të veshur me pelerina të kuqe, u mblodhën më pas nën shkallaren e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe qëndruan aty për të dëgjuar një shfaqje të improvizuar të muzikës klasike.

Ky veprim erdhi pasi policia metropolitane ndaloi 1,065 vetë në lidhje me protestën dhe ndaj 53 prej tyre ngriti akuza, përfshirë për bllokimin e rrugëve. Policia ju bëri thirrje më herët aktivistëve që ta vazhdonin protestën në vend tjetër.

Aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg, foli para proteste të dielën, duke ju kërkuar të mos dorëzohen kurrë para çështjes së mbrojtjes së planetit.

Artikulli paraprakBLUZA PËR NOTRE DAME; PSG PRODHON FANELËN SPECIALE PËR BAMIRËSI
Artikulli tjetërGRUAJA HIDHET PARA TRENIT, GJEN VDEKJEN E MENJËHERSHME