Tete të arrestuar pas përplasjeve në Maqedoni, policia mban ‘nën rrethim’ Kuvendin

Ministria e Punëve të Brendshmemaqedonase ka arrestuar 8 persona që kanë ushtruar dhunë në Parlamentin e vendit pasi protestuesit që mbështetin ish partinë qeveritare ” VMRO DPMNE” sulmuan institucionin duke plagosur së paku katër deputetë. Para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë situata duket se është e qetë ndërkohë që në derën kryesore vazhdojnë të qëndrojnë dhjetëra protestues të cilët kanë ngritur tenda qe mbrëmë . Ndërkohë që rreth godinës së parlamentit ku janë vendosur barrikada metalike për të bllokuar qarkullimin e qytetarëve vërehet prania e përforcuar e forcave speciale të policisë të cilët kanë mbërritur nga shumë qytete të Maqedonisë. Shërbimi për informim i Parlamentit të Maqedonisë ka njoftuar se protestuesit që sulmuan këtë institucion kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të kësaj godine.

Artikulli paraprakQYTETARËT ANTI-HASHASH, NDIHMUAN POLICINË PËR KAPJEN REKORD
Artikulli tjetërILIR META ,PRESIDENT I RI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE