Vala e motit të keq, me temperatura shumë të ulëta dhe me ngrica që ka filluar që prej të premtes ka përfshirë të gjithë Europën.

Në shtetin fqinj Itali 8 persona kanë humbur jetën në 48 orët e funit duke përfshirë edhe aksidentet nga ngricat. Mes viktimave janë edhe dy persona të pastrehë. Njëri është një 48-vjeçar i pastrehë me origjinë nga Polonia, i cili vdiq nga i ftohti në Firence. Ndërsa personi tjetër i pastrehë vdiq në Milano, edhe pse ai ka ndërruar jetë në datën 5 janar, vdekja e tij është raportuar ditën e djeshme. Gjithashtu një person tjetër i cili ka rënë viktimë e të ftohtit është një pensionist 81 vjeçar. Ai vdiq afër banesës së tij në Brianza. Mediat italiane thonë se 5 personat e tjerë vdiqën në ditën e Epifanisë, një prej tyre është një grua 49 vjeçare nga Bari, e cila rrëshqiti në akull.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË DYQAN NË PERASH
Artikulli tjetërPROCEDOHET ADMINISTRATORI I FIRMËS SË MIRËMBAJTJES SË RRUGËS LIN-POGRADEC