Në përfundim të takimit midis Joe Biden dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhanë një konferencë për shtyp.

Kreu i Shtetit të Kosovës tha se ishte nder që zëvendësPresidenti vizitonte Kosovën për herë të dytë. Gjatë fjalës, Thaçi theksoi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të miratohet, megjithatë pa dhënë një afat se kur. Kujtojmë se miratimi i ndarjes së vijës kufitare është lënë për në muajin shtator. Thaçi: Jemi në rrugë të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe patjetër një ditë edhe për në OKB. Ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi arritur marrëveshjen historike të prillit 2013 dhe kemi vendosur një bazë të fortë. E kemi për detyrë t’i japim një dinamikë të re këtij dialogu. Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodhë. Për Kosovën, kultivimi i fqinjësisë së mirë është interes strategjik. Jemi mundur të tregohemi konstruktiv dhe me këtë frymë do të vazhdojmë. Më lejoni zt.Biden t’ju siguroj se edhe çështja e kufirit me Malin e Zi do të përmbyllet shpejt. Ky vendim i Parlamentit të Kosovës do ta forcojë fqinjësinë tonë. Ky vendim do t’i hapë rrugë qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar pa viza. Pa kalimin e demarkacionit dhe pa formimin e komunave serbe sipas ligjeve të Kosovës, Kosova do të mbetet anash. Ne nuk mund të kërkojmë ndihmë nga askush nuk ne nuk kryejmë detyrimet tona.

Artikulli paraprakMETA: KOMPROMISI PER MIRATIMIN E LIGJEVE I RENDESISHEM
Artikulli tjetër2016-2017, JA KALENDARI I FAZËS SË PARË TË SUPERIORES