Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do të ngre padi ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e kryer gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti Thaçi këtë premtim e ka bërë përmes një postimi në Facebook, në përkujtim të 18-vjetorit të masakrave në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër e Drenicës, ku forcat serbe vranë 78 civilë shqiptarë. “Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Artikulli paraprakPROTESTA NË TURQI KUNDËR REZULTATIT TË REFERENDUMIT
Artikulli tjetërPLANI I DEPUTETËVE: TRI VJET PAGË TË PLOTË PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT