The Door ka zhvilluar në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore në qytetin e Shkodrës një aktivitet për përfshirjen sociale.

Drejtuesi i kësaj organizate Kastriot Faci tha se të tilla aktivitete kanë një rëndësi për përfshirjen e të gjitha shtresave dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre në shoqëri.

Ky aktivitet me përfshirjen sociale i organizuar nga The Door vjen në kuadër të FAR, që është rrjeti i futbollit kundër racizmit.

Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë trajneri futbolli për femra dhe meshkuj ndërsa u shpërndanë edhe disa çertefikata mirënjohjeje. Në fund fëmijët rezident të Shtëpisë së Fëmijës Shkollore u përfshinë në disa lojëra të ndryshme, kryesisht ndeshje futbolli.

Artikulli paraprakAUTORI AUSTRIAK EINZINGER BISEDË NË SHKODËR
Artikulli tjetërU-19, VLLAZNIA ELEMINOHET DHE HUMB THELLË ME ASTANA