Faqja e internetit “Wikileaks” njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i është ndërprerë aksesi në internet nga një strukturë shtetërore e paidentifikuar.

Prej katër vitesh, Assange është ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin e tij bazuar mbi akuza për krime seksuale. Ngujimi nuk e ka penguar aktivistin australian, që të vazhdojë punën dhe “Wikileaks” ka vazhduar të publikojë të dhëna të ndjeshme, ndër të tjera edhe informacione që kanë tronditur fushatën për presidente të Hillary Clinton-it, ndërsa në Shtetet e Bashkuara po afron dita e zgjedhjeve.

Artikulli paraprakBANKA BRITANIKE MBYLL LLOGARITË E TELEVIZIONIT RUS
Artikulli tjetërVENEZUELË, BABAI: DJALIN MA HËNGRI KANIBALI NË BURG