Finlandë, ther me thikë disa persona. Qëllohet nga policia

Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar, këtë herë në Finlandë, ku një person ka therur disa persona në qytetin jugperëndimor Turku, përpara se të qëllohej me armë zjarri nga forcat e policisë. Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht për të vdekur. Një postim në “Twitter” nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit.

Artikulli paraprakPËRPLASEN TRE MAKINA, 5 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërTOPALLI SULM BASHËS:SHITE E VODHE PD, PRITE TË FUSTE RAMA NË QEVERI