Pas ngjarjes se rëdnë në Korce ku kishte një përplasje me thika dhe kishte një ta plagosur policia e këtij qyteti ka arrestuar autorin dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për të vrarin e tij. Ata janë Kristi Bame dhe i vallai M.B. 19 vjeç.

Në njeftimin e policisë thuhet se: Në vijim të informacionit paraprak datë 01.02.2018, ju informojmë së specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Kristi Bame, 18 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.B, 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë. Pasi në lagjen nr 8 në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË VLORË, MAKINËS I VIHET EKSPLOZIV
Artikulli tjetërPOLICIA SHOQËRON STUDENTËT QË PROTESTUAN NDAJ MINISTRES GJONAJ