Thethi është një nga destinacionet më të kërkuara kur një turist i huaj planifikon Shqipërinë. Videot në internet por edhe sugjerimet e miqve po tërheqin turistët e huaj gjithnjë e më shumë që të vijnë në Theth siç është rasti i këtij çiti nga Egjipti që kanë zgjedhur të kalojnë muajin e mjaltit.

“Emri im është Sandy dhe ky është Andru. Kemi ardhur në Shqipëri për të kaluar muajin e mjaltit. Më parë kemi vizituar Shkodrën dhe më pas kemi ardhur këtu. Është një vend shumë i bukur, me njerëz shumë miqësor dhe ushqim të mirë. Ne jemi duke e shijuar qëndimin tonë këtu. Kemi parë disa video që tregonin se sa bukur dhe i qetë ishte ky vend dhe kjo ishte edhe arsyeja pse zgjodhëm Thethin për të kaluar muajin tonë të mjaltit”.

Ndërkohë Sebastian Stromgaard një shef kuzhine dhe Ronja de Boer gazetare nga Suedia janë surprizuar sapo kishin mbërritur në Theth…

“Ne sapo kemi mbërritur këtu dhe ishte një rrugëtim mjaft interesant. Impresioni jonë i parë është i mahnitshëm. Po planifikonim të shkonim me pushime për 2 javë dhe zgjodhëm Shqipërinë për shkak të kombinimit perfekt të turizmit malor dhe atij detar”.

“Pra ideja që mund të bëjmë ecje në mal dhe pastaj mund të shkojmë në bregdet na ka intriguar shumë. Për Thethin kam dëgjaur nga një miku im kur i tregova se do shkoja në Shqipëri dhe ai më tregoi një foto jashtëzakonisht panoramike pikërisht pamjen që gjendet pas nesh”.
Më tej takohemi me Liro Estola nga Finlanda i cili la Tiranën për të ardhur në Theth pasi dëgjoi rastësisht për këtë vend të bukur.

“Dëgjova për Thethin vetëm pak ditë më parë në një hostel kur po qendroja në Tiranë. Ishte një djalë nga Kosova i cili më tha nëse do të shkosh në Valbonë duhet me patjetër të shkosh edhe në Theth. Kështu që realizova udhëtimin tim nga Valbona në Theth. Sot jam zgjuar në 6 të mëngjesit dhe kam shkuar që të shoh Syrin e Kaltër, një vend shumë i bukur në të cilin edhe notova pak”.

Pavarësisht se turistët e huaj por edhe vendasit e pëlqejnë Thethin për bukuritë natyrore që ka, malet e pafundme, ushqimin apo mikëpritjen sërish disa shërbime që mungojnë bashkë me infrastrukturën dhe rritjen e nivelit drejt një turizmi më elitar janë një shqetësim për vetë bujtinat por edhe për miqtë e shumtë që vijnë nga e gjithë bota.

 

Artikulli paraprakEDICIONI I 15-të I “LOJRAVE POPULLORE FEST”
Artikulli tjetërEDICIONI I DYTË I FESTIVALIT TË IMPROVIZIMIT NË PIANO