Theu kasafortën në Gjirin e Lalzit, kapet i riu me 1 mln lekët e vjedhura

Vidhet kasaforta e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të një ditë më parë. Në një kompleks turistik janë vjedhur 1.000.000 lekë të reja, prerje në lekë dhe euro. Vjedhja e kasafortës ëhstë bërë me thyerje. Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Policia ka arrestuar shtetasin Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë, si i dyshuar për grabitjen. “Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë” informon policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakE TRAFIKUAN NGA ITALIA PËR PROSTITUCION NË TIRANË, E HUAJA I DENONCON
Artikulli tjetërDIGJET NJË MAKINË ‘FORD’, SHPËTON SHOFERI