Dy të rinj përfundojnë në pranga, të cilët pasi thyen karantinën, kanë tentuar të vjedhin një mini-market në Elbasan pranë urës së Zaranikës. Në pranga ranë Ronaldo Nuredini, 23 vjeç dhe Erion Bylykbashi, 29 vjeç, të cilët dyshohen se janë autor të rreth 20 vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.

 

Të rinjtë pas thyerjes së masave të karantinës, akuzohet se kanë vjedhur dhe pikë të kompanive celulare, një shtëpi, market etj..

 

Sipas policisë ato janë autor të 20 rasteve të vjedhjeve, ndërsa janë dhe me precedentë të mëparshëm penal për akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pranë një mini-marketi që po tentonin të vidhnin. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të kryer nga dy të rinjtë.

Artikulli paraprak“DENONCOI NJË PERSON”/ ARRESTIMI I DREJTORIT TË BURGUT, SPAK: BASHKË ME SHEFIN E LOGJISTIKËS I MERRNIN PARA TREGTARËVE PËR…
Artikulli tjetërNGA SOT NË 13:00 DERI TË HËNËN NË 05:00 ASKUSH JASHTË! RAMA: TË GJITHË NË SHTËPI