Thyente xhamat e makinave dhe vidhte sendet me vlerë, arrestohet hajduti

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23 vjeçar nga Kamza që ishte kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve në qytetin bregdetar. I riu akuzohet se vidhte sende me vlerë dhe vlera monetare duke thyer xhamat e automjeteve. Policia thotë se për të arrestuarin janë dokumentuar të paktën 7 raste vjedhjesh. “U arrestua në flagrancë shtetasi Donald Mëziri 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe pronës”. Arrestimi i tij erdhi pas dy muajsh hetime. Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja e pasurisë e kryer më shumë se një herë” në bashkëpunim. Rastet e vjedhjeve për të cilat akuzohet 23 vjeçari 1. Më datë 01.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit M.R. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 8 000 lekë. 2. Më datë 14.06.2017, në fshatin Draç, Durrës dyshohet se në mjetin tip BMË, më pronësi të shtetasit I.Xh. i ka vjedhur 1 orë dore. 3. Më datë 18.06.2017, tek Gjiri I Lalëzit, Durrës dyshohet se mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.P. ka vjedhur 2 ora dore dhe rroba. 4. Më datë 12.07.2017, në Rrugën”Taulantia”, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit V.R. ka vjedhur 77 000 lekë. 5. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se duke thyer xhamin e pasëm në mjetin e shtetasit S.R. ka vjedhur rroba dhe një aparat fotografik. 6. Më datë 05.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Porshe në pronësi të shtetasit R.G. ka vjedhur çantën e dorës me një shumë prej 2 000 €. 7. Më datë 17.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Volsvagen në pronësi të shtetasit F.H. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 562 000 lekë.

Artikulli paraprakTOPALLI SULM BASHËS:SHITE E VODHE PD, PRITE TË FUSTE RAMA NË QEVERI
Artikulli tjetërZINXHIR SULMESH NË EUROPË, PAS FINLANDËS,SULM ME THIKË DHE NË GJERMANI, NJË I VDEKUR