Tirana ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Champions League. Kampionët e Shqipërisë siguruan biletën për në raundin e dytë eliminator, pas fitores 2-0 në transfertën kundër Dinamo Tbilis.
Golat e triumfit për bardheblutë u shënuan nga Torasa në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë dhe Ismajlgeci në minutën e 86-të.
Në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, Tirana do të luajë në shtëpi kundër serbëve të Crvena Zvezda. Kjo sfidë do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht.