Egzekutohet urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve

Për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi ishtetasve: • Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë. • Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë. • Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmen të ndryshëm. Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka rregjistruar një sërë proçedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMBIKALIMET NË HEKURUDHA , RREZIK I PËRDITSHËM
Artikulli tjetërARRESTIMI I SHULLAZIT, BASHA NË FB: RAMA DONTE TA BËNTE REKTOR