Tiranë, makina me shpejtësi përplas kalimtarin te vijat e bardha te ‘Selvia’

Një kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme te ‘Selvia’ pasi u përplas nga një makinë, teksa po kalonte te vijat e bardha. I plagosuri është 50-vjeçari me inicialet Sh.K., ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin është Fatos Loçka nga Tirana. Sipas policisë, Fatos Loçka duke drejtuar mjetin me targa TR 5473 P ka përplasur 50-vjeçarin, ndërsa ka ndaluar duke e dërguar në spital. I plagosuri i është nënshtruar ndërhyrjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje. Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ku mbeti i plagosur 50-vjeçari.

Artikulli paraprakNORVEGJIA KERKON DEBIMIN E SHQIPTARIT.DREJTON GRUP EKSTREMISTESH
Artikulli tjetërVDEKJA E ILIA KARELIT,DY GARDIANE GREKE PRANOJNE DHUNEN