Tiranë, maskat grabisin për 8 minuta një bankë

Dy persona të maskuar kanë grabitur me armë një bankë të nivelit të dytë në afërsi të “21 Dhjetorit”, në kryeqytet. Grabitja ka ndodhur në orën 08:25 në momentet sapo ishte hapur filiali i bankës, ndërsa shuma e grabitur dyshohet rreth 2 milione lekë të vjetra. Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë hyrë brenda në bankë në orën 08:25 minuta, ndërsa janë larguar nga aty rreth 8 minuta më pas. Ora e kamerës së sigurisë së një subjekti privat aty pranë ka filmuar grabitësit teksa largohen. Dhe në momentin kur grabitësit ikin duke nxituar ora shënon 08:33 minuta. Pra, autorëve u janë dashur vetëm, 8 minuta që të kryejnë grabitjen në bankën pranë kryqëzimit të “21 dhjetorit”.Sipas informacioneve, dy personat me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës ku mendohet se kanë grabitur një shumë rreth 200 mijë lekë.Në momentin e parë që grabitësit kanë hyrë në bankë kanë goditur dy punonjësit e sigurisë të cilët kanë marrë disa lëndime. Punonjësit nuk kanë rezistuar, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të shtypë alarmin e sigurisë.Grabitësit kanë tentuar hapjen me forcë të kasafortës, por duke e qenë e pamundur janë mjaftuar me një shumë të vogël që ndodhej në kasë. Banka ndodhet rreth 100 metra afër komisariatit të policisë, dhe efektive policie jane shperndare ne terren duke krehur zonen perreth Bankes, pasi dyshohet se autoret nuk mund te jene larguar larg perimetrit te vendgjarjes. Pavarsisht se një makinë e policisë është vënë në ndjekje të autorëve, nuk ka arritur të bëjë dot arrestimin e tyre. Nga zona e 21 Dhjetori, dyshohet se autorët kanë hyrë në rrugicat e ‘Myslym Shyrit’ me një motorr duke iu larguar rrugëve kryesore. Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri i cila është lënë në Bankë nga njëri prej autorëve. Autorët kanë lënë pas një pistoletë që i ra nga duart njërit prej tyre nga nxitimi për t’u larguar. Pritet që pikërosht kjo armë e cila është gjetur në ambjentet e brendshme të bankës të jetë pika kryesore që do të çojë policinë në identifikimin e autorëve. Shenjat e gishtrinjve në të dhe shkrepjet që ka bërë do hedhin dritë mbi ngjarjen. Sipas policisë, edhe kamerat e sigurisë te bizneseve aty rrotull pritet të jene nje tjeter pikë e fortë që do të cojë në identifikimin e shpejtë të autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në Tiranë dhe po kontrollohen njerëz që lëvizë me motorë në harkun kohor qe ndodhi grabitja. Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato, u shpreh se po punohet për zbardhjen e grabitjes së bankës këtë të hënë pranë kryqëzimit të “21 dhjetorit”.

Artikulli paraprakSHAKTËRROHET FABRIKA E FALSIFIKIMEVE NË MILANO, DY SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërINCIDENT NË LABORATORIN KIMIK TË MINISTRISË SË MBROJTJES. PLAGOSET RËNDË USHTARAKJA