Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zogu i Parë, në afërsi të lokalit. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Lokali që ka qenë shumë pranë shpërthimit të eksplozivit është në pronësi të P.F.

Sipas policisë sasia e tritolit që ka shpërthyer ka qenë e një sasie të vogël megjithatë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa zhurma e shpërthimit është dëgjuar në shumë zona të Tiranës.

 

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakSHAHINI: NESËR NIS MËSIMI NË QARQET E PAPREKURA! DREJT SHTYRJES PËR TIRANËN, LEZHËN DHE DURRËSIN
Artikulli tjetërORTEKU NË ITALI VRET 2 SKIATORË