Gjykata e Durrësit mbajti sot seancën për vlerësimin e masave të sigurisë për 17 nga 20 personat e arrestuar për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtëtërore kryesisht në zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Mes të arrestuarve janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë. Tre persona janë shpallur në kërkim.

Per 9 të arrestuar u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për 5 u dha “arrest ne shtepi” dhe per 3 u dha “detyrim me paraqitje”

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

Tjetërsuan 68 mijë metra katror tokë, pranga 20 punonjësve dhe ish-punonjësve të Kadastrës në Durrës
Operacioni u kodua “Rodoni”

“Arrest me burg”:Ardian Iljazaj ;Bledar Zerba ;Renaldo Pastërma ;Delis Kapxhiu ;
Mikel Zaho; Sulejman Ibrahimi; Gjon Proja;Albert Doda.

“Arrest shtëpie”:Ardian Kona ;Rovin Zeqja;Enver Shima ;Latif Mullahi ;Luigj Bushaj;
Lekë Ndoj;
Detyrim me paraqitje:Malvina Deçka;Edlira Nova;Gjergj Bushaj

Artikulli paraprakZJARR NË BJESHKËT E KALLABAKUT, DIGJEN QINDRA HEKTARË TOKË
Artikulli tjetërVRASJA E 91-VJEÇARES ITALIANE PËR 50 EURO, SHQIPTARI MOHON AKUZËN