Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën e sigurisë për nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Prokuroria ka vënë nën akuzë dhjetëra zyrtarë të Bashkisë së Lezhës të kryesuar nga kryebashkiaku Frroku për tjetërsimin e pronave në zonë e Ranës së Hedhun, një zonë shumë pak e shfrytëzuar.

“Kërkuesi nëpërmjet avokatit të tij pretendoi para gjykatës se nuk ekziston më e njëjta nevojë për sigurim që ka ekzistuar në momentin e caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie”

ndaj të dyshuarit Enver Hafizi, konkretisht: Për shkak të rrethanave familjare dhe gjernDjes shëndetësore të të dyshuarit e cila u paraqit veçanërisht e rëndë.Përshtatshmëria e masës së sigurimit “arrest shtëpie” me shkallën e nevojave të sigurimit për të dyshuarin Enver Hafizi nuk i përshtatet më nevojave të sigurimit për shkak të personalitetit të të dyshuarit Enver Hafizi,

rrezikshmërisë së tij, mundësisë së vazhdimit të veprimtarisë së veprave të tjera penale. Gjykata vlerëson se kërkEsa e paraqitur nga kërkuesi, i dyshuari Enver Hafizi është e bazuar në ligj dhe prova dhe si rrjedhojë pranohet” thuhet në vendimin e marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Artikulli paraprakBARDELI PRET TALENTIN E MATEMATIKËS IGLI MLLOJA
Artikulli tjetërALKET RIZAIT I SHTOHET DËNIMI ME 26 MUAJ TË TJERË