Banorët e fshatit Trush të njësisë administrative Bërdcië vazhdojnë që të mos jenë dakord me dhënien në përdorim të afro 260 hektarëve tokë nga ministria e bujqësisë një firme turke.

Banorët zhvilluan një takim me prefektin për t’i thënë se kërkojnë largimin e firmës turke dhe janë të gatshëm ta marrin ata tokën në përdorim për 90 vite siçe kanë turqit. Ish-kryetari i komunës Bërdicë Besnik Brahimi e quan një gënjeshtër ankandin që ministria e bujqësisë ka bërë për dhënien në përdorim të tokës në fshatin Trush.

Prefekti Paulin Radovani ndryshe nga sa u shprehën banorët tha se tashmë është e pamundur largimi i firmës turke edhe pse pranoi se ministria e bujqësisë ka gabuar që nuk ka njoftuar më parë banorët se toka do jepej në përdorim. Teksa banorët kërkojnë largimin e firmës turke, kjo e fundit në tokën e dhënë në përdorim nga shteti shqiptar ka nisur gradualisht punën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTOHEN 69 PERSONA, MES TYRE POLITIKANË, BIZNESMENË DHE MAFIOZË
Artikulli tjetërSHQIPTARI AKUZOHET PËR PEDOFILI, ARRESTOHET NË QAFË BOTË