Torovicë- Lezhë Informacion paraprak

Më datë 02.09.2016, është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe F.N.SH. për menaxhimin e situatës. Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur . Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore. Nga shkëmbimi i zjarrit , ka mbetur i plagosur një efektiv policie i F.N.Sh-së Shkoder, i cili me pas ka humbur jeten.

Artikulli paraprakBARDELI: SHKODRA TË NDEROJË NENË TEREZËN
Artikulli tjetërPOLICIA AKOMA NUK ARRIN TE KAPE AUTORIN E VRASJES SE POLICIT