Trafik armësh, droge dhe plagosje, sillet në Rinas shqiptari i rrezikshëm

Një qytetar shqiptar i moshës 35 vjeç është përzënë dje nga Italia për motive të rendit dhe sigurisë publike. Shqiptari është shoqëruar në aeroportin e Fiumicinos, prej nga është nisur me avion drejt Rinasit. Në Itali që në vitin 2000, rezident në Terni me punë të qëndrueshme në vitet e para, çka i kishte mundësuar të merrte edhe familjen, nga viti 2013 preferoi t’u përkushtohej aktiviteteve të tjera, si shpërndarja e lëndëve narkotike dhe trafikut ndërkombëtar të armëve me Shqipërinë, krime për të cilat është dënuar shumë herë, përveçse për plagosje dhe kërcënim. Në këto kushte ishte i pashmangshëm refuzimi i rinovimit të lejes së qëndrimit, gjë që e kishte kundërshtuar në Gjykatën e të Miturve të Perugias, motivuar nga fakti që ka një fëmijë të mitur në Terni. Pavarësisht motivit, gjykata i dha përgjigje negative, duke marrë parasysh interesin e fëmijës. Gjyqtari vendosi që babai, i papunë prej vitesh dhe me “stilin e jetesës kundër parimeve të një jete të shëndetshme familjare, nuk mundet të jetë një figurë e vlefshme referimi për të birin”, duke vulosur fundin e qëndrimit të 35-vjeçarit në Itali.

Artikulli paraprakNË HJUSTON 20 FAMILJE SHQIPTARE TË PREKURA NGA URAGANI
Artikulli tjetërI DHUNOI TË MOTRËN, GODET KUNATIN ME SËPATË