Trafik droge drejt Italisë, kapet skafisti vlonjat me 761 kg kanabis

Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane. Një gomone me ngarkesë prej 761 kg kanabis sativa e nisur nga brigjet shqiptare tentoi të trafikonte kanabisin drejt Italisë. Pas sinjalizimit nga autoritetet shqiptare, Guarda di Finanza nga Bari dhe nga Lecce u nisën në kërkim të mjetit lundrues, duke iu dashur rreth 3 orë për ta gjurmuar. Pas ndjekjes, skafi 8 metra i gjatë me ngarkesën e kanabisit u ndalua 10 milje larg Sant Andreas në Lecce. Policia arrestoi 29-vjeçarin me iniciale E.M nga Vlora dhe një shtetas italian. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Artikulli paraprakKUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E PD PËR HEQJEN E MANDATIT TË DEPUTETIT RAKIP SULI
Artikulli tjetërSHORTI, GJIN GJONI ANËTAR I KOLEGJIT ZGJEDHOR, I SHPËTON VETTINGUT