Një rast i trafikut ndërkombëtar të mjeteve është shënuar në Kakavijë.

Një mjet tipi Renault prodhim i vitit 2017 i vjedhur në Francë në muajin gusht të këtij viti dhe i shpallur në kërkim nga Interpoli është ndaluar në hyrje të territorit shqiptar pasi vinte nga Greqia.

Kanë qenë policët e Pikës Kufitare të Kakavijës ata që zbuluan mjetin e vjedhur dhe personin që e ngiste. Ai është V. F., 40 vjeç nga Franca. Është shoqëruar në këto momente në Policinë vendore të Gjirokastrës.

Ky është rasti i dytë sot që policët e Kakavijës zbulojnë veprimtari të paligjshme.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË LOKAL TE RRUGA E ‘KAVAJËS’
Artikulli tjetërPAKETA, RAMA: SHPIFËSAT DO FTOHEN NË GJYQ TË SJELLIN PROVA OSE TË PAGUAJNË