Një histori e pazakontë raportohet të ketë ndodhur pranë brigjeve të Malagës.
Tre efektivë të policisë për pak sa nuk humbën jetën pasi gomonia e tyre u përplas me atë të trafikantëve që po ndiqnin gjatë një operacioni.

Pas përplasjes së gomoneve, efektivët përfunduan në det, por ndryshe nga sa mund të pritej, nuk e shfrytëzuan që të largoheshin, por ua shpëtuan jetën. Pak minuta pasi ndihmuan efektivët e Rojes Civile, ata të katërt u vunë në pranga ndërsa iu sekuestruan tre ton kanabis në formë çokollate.

Operacioni po ndiqej nga ajri edhe nga një helikopter ndërsa videoja u shpërnda më pas nga vetë autoritetet spanjolle. Identiteti i katër të arrestuarve nuk është bërë publik, dihet vetëm që lënda vinte nga Maroku.

Artikulli paraprak700 KG KOKAINË PËR NË GREQI E SHQIPËRI, U KONTROLLUAN 300 KONTEJNERË
Artikulli tjetërNOBEL PËR ZBULIMET NË UNIVERS, ÇMIMIN E MARRIN TRE SHKENCËTARË