Trafikanti shqiptar në kërkim bëri një hap të gabuar, përfundoi në pranga

Ishte në kërkim nga policia, por kjo nuk e pengoi një shqiptar që të bënte një rezervim në një hotel në Altopascio në Itali. Hapi i gabuar e çoi në pranga shtetasin Fatbardh Demaj, 38-vjeç. Menjëherë pas rezervimit të hotelit, shqiptari u arrestuar nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, ndërsa është dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Urdhri i ndalimit është lëshuar që në muajin korrik të vitit 2014 nga prokurori i Firences. Ai u arratis më herët në dhjetor të vitit 2013 nga arresti shtëpiak ku qëndroi në një hotel në Alton. Së fundi, ai bëri sërish një pronotim duke u arrestuar pa rezistencë në dhomën e hotelit. Shqiptari u dërgua në burg.

Artikulli paraprakDY VJET NGA VIZITA E PAPA FRANCESKUT NE SHQIPERI
Artikulli tjetërPUTIN I VENDOSUR PER SHKATERRIMIN E RENDIT TE RI BOTEROR