Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia kroate në kufirin midis Serbisë dhe Kroacisë, të shtunën e 31 gushtit.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit “Due Mondi”, ndërsa në 26 shkurt arritën që ti shpëtonin arrestimit. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhjetëra persona, të dyshuar të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Mediet italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë R. Leka, 28-vjeç dhe E. Gj., 31-vjeç dhe akuzohen se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike nga Italia drejt Kroacisë.

Në vijim të hetimeve dy shqiptaret  rezultuan se kishin lidhje me klanet mafioze napolitane, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan sekuestroi mbi 130 kilogramë lëndë narkotike.

Artikulli paraprakANIJA SHQIPTARE SHPËTON FËMIJË, BURRA DHE GRA AFGANE NË DETIN EGJE
Artikulli tjetërPA PATENTË, TË DEHUR DHE GARA SHPEJTËSIE, ARRESTOHEN 59 SHOFERË