Trafikonin makina luksoze të vjedhura në Europë, zbulohet rrjeti

Identifikohet një grup i trafikimit të automjeteve të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Policia ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë ndaj tre shtetasve, ndërsa janë shpallur në kërkim pesë të tjerë. Policia thotë se këtyre shtetasve u është arritur ti’u dokumentohet me prova ligjore, veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike. Blutë kanë sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 automjete luksi të tipeve të ndryshme. Këto mjete, të cilat janë të trafikuara nga vendet e BE-së, pasi mjete kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, u janë bërë ndryshimet në numrin e shasisë dhe dokumentacionin përkatës, e më pas regjistrimin në DRSHTRR Tiranë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal. Proçeduar në gjëndje të lirë: -B. D., 58 vjeç, banues në Durrës -E. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë -E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë Shpallur në kërkim: -E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër -I. P., 33 vjeç, me shtetësi malazeze -F. M., 33 vjeç, banues në Laç -I. R., 49 vjeç, banues në Fier -F. P., 44 vjeç, me shtetësi italiane Janë sekuestruar mjetet -Mercedes Benz, C Class, i cili rezulton I vjedhur në Rumani. – Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Suedi. – Audi, A4, i cili rezulton i vjedhur në Itali. – Audi, A5, i cili rezulton i vjedhur në Itali. -Volkswagen, Golf V, i cili rezulton i vjedhur në Itali. -BMW, X5, i cili rezulton i vjedhur në Itali. -Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Itali. – Yamaha, T-Max, i cili rezulton i vjedhur në Greqi.

Artikulli paraprakVLLAZNIA 1-0 LACI, SHKODRANET FITOJNE ME GOLIN E BAKAJT ME 11 METERSH
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY FEMRA HAJDUTE