Gjykata e Portsmuthit ka dënuar me 11 vite burg dy motrat angleze të cilat kishin krijuar një rrjet trafikimi të shqiptarëve nga porti i Bilbao në Spanjë, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat britanike bëjnë të ditur se dy motrat e dënuara janë Alison dhe Fabiola Alman, të cilat kanë marrë përkatësisht dënimin me 6 dhe 5 vite burg. Ato janë kapur kur po tentonin të trafikonin shtatë shtetas shqiptar, të cilët po përpiqeshin t’i trafikonin drejt Anglisë nëpërmjet një kamperi. Shuma që u kërkohej shtetasve për të mundësuar kalimin e tyre nga Bilbao drejt tokës angleze ishte 12 mijë paund.

Ndërkohë që dy motrat janë dënuar me burg nga drejtësia angleze, për kalndestinët shqipatrë kanë nisur procedurat e dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Artikulli paraprakPADIA NDAJ RAMËS, LSI LETËR KRYEPROKURORES ARTA MARKU
Artikulli tjetërTURQI, POLICIA PËR NJË JAVË ARRESTON 729 TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM