Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për import dhe transport droge, me qëllim trafikimin. 39 vjeçari u ndalua për kontroll në aksin rrugor Janinë-Athinë, në vendin e quajtur Agios Dimitrios, në dalje të Artës.

Në mjetin që drejtonte u gjet një sasi prej 62,8 kg kanabis, e ambalazhuar në 56 paketa. Nga verifikimi i të dhënave, rezultoi se ndaj tij ishte nxjerrë urdhër arresti nga prokuroria e Trikalas, për vepra penale që lidheshin me drogën. Gjithashtu, 39 vjeçari nuk kishte dokumente të rregullta hyrje në Greqi.

I arrestuari do të dërgohet të premten në prokurorinë e Artës, ku pritet t’i komunikohet masa e paraburgimit, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet e po verifikon edhe mbi pronësinë e mjetit.

Artikulli paraprakE KONTROLLOJNË PËR VJEDHJE, POLICIA I GJEN NË STAN EDHE ARME
Artikulli tjetërARRESTOHET NË SHQIPERI, I KËRKUARI NGA INTERPOL ROMA