Trafiku ndërkombëtar i drogës, 4 të arrestuar, në kërkim biznesmenë të njohur

Policia ka arrestuar 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, si pjesë e dosjes së trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit drejt Malit të Zi dhe Italisë. Drejtoria e Policisë së Shtetit, konkretisht sektori i antitrafikut ka prangosur shtetasit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit që furinizonin me drogë rrjetin e organizuar nga Shkodra që merrej me trafik droge nga laguna e Vilunit. Për llogari të këtij hetimit, veç 4 të arresturve mësohet se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë mes tyre biznesmen të njohur. Nuk jepen detaje për emrat e këtyre personave të shpallur në kërkim, por bëhet e ditur se ndaj tyre me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas policisë, 4 të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim dyshohet se janë pjesë e rrjetit prej 7 personave tashmë të dënuar në formën e prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të pandehurit e dënuar në total me 54 vite burg janë Mikel Hoxha, Ervis Sulo, Indrit Rraja, Leonidha Dhimojani, Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristjan Çokaj. Këta të pandehur që tashmë janë dënuar, në shtator të 2014 kanë orgaizuar dhe më pas kanë tentuar të nisin drejt Italisë një skaf me rreth 600 kg hashash në bord. Droga dyshohet se ishte siguruar nga 4 të arresturit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin të cilët më pas e kanë transportuar drejt Shkodrës. Ku të pandehurit e dënuar kanë organizuar lëvizjen e mallit drejt lagunës së Vilunit ku i priste skafi i ardhur nga Vlora dhe që kishte për destinacion Italinë. Por për shkak se lëvizja e tyre ishte diktuar nga policia, skafi është drejtuar në brigjet e Malit të Zi, duke hedhur në det çantat me hashash por pa mundur ti shpëtojnë prangave të policisë.

Artikulli paraprakQËLLON ME ARMË ZJARRI NË AJËR, ARRESTOHET NGA POLICIA
Artikulli tjetërKAPEN 335 KG KANABIS NË JANINË, NË KËRKIM TRAFIKANTI SHQIPTAR