11 emigrantë, mes të cilëve 8 fëmijë u mbytën në Cesme në brigjet perëndimore të Turqisë ndërsa një ditë më parë, një tjetër varkë me 50 emigrantë u mbyt pranë brigjeve të Paxos në Greqi ku humbën jetët të paktën 15 persona.

Turqia është shtëpia e rreth katër milion refugjatëve, popullsia më e madhe e refugjatëve në botë dhe mbi 3.6 milion prej tyre vijnë nga Siria.

Vendi është një udhëkryq kyç për migrantët, të cilët kërkojnë të arrijnë në Europë, kryesisht përmes Greqisë.

Shumë njerëz mbështeten te trafikantët njerëzorë dhe përballen me rrugë të rrezikshme tokësore dhe detare.

Artikulli paraprakPRINDËRIT PËRBALLEN PËR HERË TË PARË SOT ME VRASËSIT E VAJZËS, NJËRI SHQIPTAR
Artikulli tjetër‘SHPRESAT KËTË FILLIM VITI VIJNË NGA FRANCA’, DW: SHTOHEN SHANSET E SHQIPËRISË PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE