Tragjedi në familjen shqiptare, babai shqyen derën dhe gjen djalin e vdekur në banesë

Një 42-vjeçar është gjendur i vdekur në një apartament në Varese të Italisë dhe një qese me heroinë është gjetur e fshehur në një dollap të banesës. Hetimet e policië së Varese-s vijojnë lidhur me incidentin anormal të ndodhur dy javë më parë, raportojnë sot mediat lokale. Agjentët e policisë mësynë në një apartament në Varese pas raportimeve të marra se, aty ishte zbuluar kufoma e një 40-vjeçari me origjinë shqiptare (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur). Ata që kanë lajmëruar policinë kanë qenë i ati dhe vëllai i viktimës, të cilët të shqetësuar pasi prej dy ditësh nuk kishin kontakte me të, shkuan në banesën ku jetonte 40-vjeçari. I ati i djalit, pasi i ra ziles dhe pa se askush nuk u përgjigj, shqeu derën dhe gjeti në banesë kufomës e të birit mbi shtrat. Në gjendje shoku, ai lajmëroi djalin tjetër, i cili kërkoi ndihmën e policisë. Policia përjashton se, vdekja e shqiptarit është shkaktuar nga përdorimi i dhunës ndaj tij nga persona të tjerë, por mbetet elementi i qeses së drogës, që u gjet e hapur. Sasia e gjetur në apartament është pak më shume se gjysmë kg. Mbetet rezultati i testeve të autopsisë dhe toksikologjisë për të zbardhur vdekjen e shqiptarit.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT ENDE TË ULËTA, DISA ZONA TË THELLA PAHAPURA
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI NGRE ALARMIN: KRIMI I ORGANIZUAR DO TË TENTOJË TË KAPË ZGJEDHJET PARLAMENTARE