Familja Çarkaj nga Hoti i Ri në Shkodër është duke përjetuar një tragjedi të rëndë.

Pas vdekjes së djalit 13 vjeç, djali i madh i familjes, 18 vjeç tentoi ti japë fund jetës me fotoksinë pasi nuk mundi të përballojë dhimbjen. Burime nga spitali i Shkodrës thonë se mëngjesin e djeshëm ka mbërritur në gjendje të rëndë Kristjan Carkaj por pas ndërhyrjes së shpejtë ai ka arritur të mbijetojë.

I vëllai Valentin Çarkaj, 13 vjeç u gjet i mbytur në një kanal vaditës më datë 2 gusht. Familjarët kishin dhënë alarmin që më 30 korrik për zhdukjen e djalit të tyre të mitur. Pas disa ditë kërkimesh ai u gjet i pajetë dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht

Artikulli paraprakPLAGOSET 20 VJEÇARI, ZBARDHET NGJARJA
Artikulli tjetërVELIPOJË, THELLOHET TRAGJEDIA NË FAMILJEN ZENUNI