Në mbledhjen e këshillit bashkiak një nga pikat e rendit të ditës ishte miratimi për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak të 30 janarit 2018 që ka të bëjë me një shtesë prej 42 milion lekë të vjetër që do shkojë për trajnerët e “Sport Klub Vllaznia”.

Ky ndryshim erdhi pasi një nga auditimet që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë edhe në klubet shumësportesh të bashkive duke lënë si detyrë që të kthehen në shoqata sportive si dhe trajtimin e sportistëve dhe trajnerëve me kontrata punësimi sipas kodit të punës dhe jo me honorare siç ka qenë deri tani.

Nënkryetarja e bashkisë Shkodër Emilia Koliqi sqaroi se si do të trajtohen me pagesa trajnerët e shumësportëshit

Po ashtu pjesë e shtesës të vendimit të këshillit bashkiak të 30 janarit 2018 ka qenë edhe një shumë e cila është përdorur në 2017-ën për të shlyer borxhet e prapambetura tek drejtoria rajonale e tatimeve që atë vit kanë shkuar 750 milion lekë të vjetër ndërsa aktualisht kjo shumë është thuajse dyfishuar.

Kjo pikë e rendit të ditës u miratua nga këshilli bashkiak i Shkodrës për “Sport Klub Vllaznia” dhe klubin e futbollit.

Artikulli paraprakBASHA-RAMËS PËR ZGJEDHJET: E NDALIM ME ÇDO ÇMIM
Artikulli tjetërSHKODËR, SHQIPËRIA E NIS ME FITORE RRETHIN ÇIKLISTIK